Rama paralajmëron qytetarët: “Ka raste që po u bien me vare shtëpive.Kjo histori ka një cak.Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është”

Kryeministri Edi Rama u ka bere thirrje qytetareve te bejne kujdes dhe te mos demtojne qellimisht banesat.

Në fjalën e tij Rama ka theksuar faktin se disa qytetarë u bien mureve të shtëpisë me vare, në mënyrë që shtëpinë e re t’ua ndërtojë shteti, si një mënyrë për të përfituar bashkë me ato që kanë ngelur të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit.

Kreu i qeverisë këtë të hënë u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos shembin shtëpitë e tyre, për të përfituar nga situata e post tërmetit për t’i rindërtuar ato.

“Ka raste që po u bien me vare shtëpive. Kjo histori ka një cak. Mos bëni aventura të tilla sepse inventari është ky që është. Shqipëria ka banesa në situatë kritike më shumë se kaq. Por ata nuk hyn në këtë program.

Programi bëhet për ata që kanë humbur strehën, por nuk hynë dot në shtëpi. Duhet të jem shumë i qartë sepse është e pamundur vetëm shto, shto. Numrat janë këto që janë dhe ne do ti përditësojmë”.

Loading...