Rama: Parlamenti nuk është shporta e qershive të Nastradinit ashtu si nuk mendoj që presidenti është Nastradini

Kryeministri Edi Rama gjatë një konference me gazetarët ditën e sotme, duke ju përgjigjur presidentit Ilir Meta, i cili tha se vetëm 82 deputetë janë legjitimë, po kryeministri shtoi se me ato deputetë do të votohet Reforma Zgjedhore.

“Realisht nuk i kam ndjekur këto që kanë ndodhur sot, atë të 82 deputetëve të ligjshëm e dëgjova, por mirë, nëse janë kaq, po marrëveshjen si do e votojmë, nuk votojmë dot as marrëveshjen që presidenti e ka përshendetur dhe e pëlqen aq shumë. Apo si qershitë e Nastradinit, ka të mira e të pangrënshme sipas oreksit, presidenti është ndryshe në këtë pikë nga Basha, e njeh shumë mirë arithmetikën dhe sa i takon legjitimitteit të parlamentit, faktikisht presidenti në mënyrë të vazhdueshme komunikon me kuvendin, kthen ligje, miraton ligje edhe në ngrëcin e madh kemi pasur bashkëpunim.

Parlamenti nuk është shporta e qershive të Nastradinit ashtu si nuk mendoj që presidenti është Nastradini. Ai është në opozitë, presidenca është seli e opozitës, dhe kemi 3 opozita në fakt, parlamentare, jashtëparlamentare dhe presidenciale, por me këtë të fundit marrëdhënien e kemi institucionale. Nismën e vlerëson kuvendi, ai i dëgjon të gjithë, por të gjithë pastaj do e dëgjojnë, Presidenti nuk ka kushtetushmërisht të drejtën të japë opinion zyrtar për ndryshimin e kushtetutës nga kuvendi e thotë kushtetuta”- tha ai.

Loading...