Në kuadër të rihapjes graduale që po bëhet, kryeministri Edi Rama shprehu një tjetër shqetësim pas momentit të rinisjes së fluturimeve nga ajri dhe hyrjeve nga vendet e tjera nga kufijtë tokësorë.
Për kryeministrin, sfidë do të jetë respektimi i rregullave të karantinimit.
“Do të konsultojmë me ju të gjitha masat. Deri në datë 18 janë ato që janë pastaj do të vijë procesi i hapjes dhe flukseve për të hyrë në Shqipëri nga ajri apo toka, aty do të jetë një tjetër sfidë për të respektuar rregullat e karantinimit në shtëpi për ata që do të hyjnë në Shqipëri.
Do të ishte mirë që ministria e Shëndetësisë të përgatisë disa materiale sensibiluzuese për qytetarët në kushtet e rihapjes për kujdes dhe respektimin e masave” tha Rama.