Pas batutave për vendtakimin me Metën që do të preferonte të takoheshin tek Baba Monsi, Rama ka gjetur kohë edhe për batuta me gazetarët.
Sapo ka përfunduar mbledhja në Këshillin e Integrimit, kryeministri Rama është parë të dalë i qeshur dhe madje shkoi “i lumtur” pranë gazetarëve.
Megjithatë nuk bëri asnjë koment lidhur me situatën dhe aktualitetin, por u tha gazetarëve se “menduat se më thirrët, jam jashtëzakonisht i kënaqur nga mbledhja”.
Por nuk ngurroi të shprehte gëzimin nga mbledhja e sotme, ku u takua pas shumë kohësh dhe me presidentin Ilir Meta dhe më pas iu drejtua makinës së tij.
Loading...