Rama: Pasi e çuan në qorrsokak PD, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë!

Në pritje të kryeministrit, pasi bllokuan për rreth 1 orë rrugën në hyrje të Shkodrës ku dogjën edhe goma, protestuesit e opozitës zhbllokuan hyrjen e qytetit duke lejuar qarkullimin e automjeteve.

Me anë të një postimi në TWitter Rama shkruan se ndjen keqardhje për grupine vogël të protetsuesve.

Postimi i plotë:

“Rrugës për Malësi të Madhe.Sinqerisht i keqardhur për grupet e vogla të njerëzve të mbledhur kthesave nga ata që pasi e çuan në qorrsokak pd, orvaten më kot të çojnë në qorrsokak edhe Shqipërinë! Pak nga pak edhe këta njerëz do e kuptojnë se fajin u’a kanë udhëheqësit e verbër“, shkruan Rama, në TWitter.

Loading...