Rama: “Patjetër që duam paqe politike, por një paqe politike që duhet të nisë për Shiqpërinë dhe jo për karrigen. Kështu që, dora ime mbetet e shtrirë, gati për dialog, kur të vijë momenti”

Krahas 30 qershorit dhe çështjeve të brendshme në PS, kryeministri Edi Rama ka folur gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare socialiste edhe sa i takon mundësisë së dialogut me opozitën.

Kreu i qeverisë theksoi se dora e tij mbetet e shtrirë. Ai ftoi opozitën t’i bashkohet komisionit të Reformës Zgjedhore.

“Patjetër që duam paqe politike, por një paqe politike që duhet të nisë për Shiqpërinë dhe jo për karrigen. Kështu që, dora ime mbetet e shtrirë, gati për dialog, kur të vijë momenti.

Reforma zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR dhe porosisë së KiE mbetet një sfidë e përbashkët. Me opozitën parlamentar dhe opozitën jo parlamentare e cila ka edhe një vend të lirë bosh në komisionin e reformës. është e mirëpritur të ulet, madje ka edhe veton.

Ky është ndryshimi mes nesh dhe atyre, ata me molotov ne u japim veton. Ndërsa reforma në drejtësi as nuk negociohet, as nuk diskutohet, vetëm mbështetet.

E di që ka shkolla të ndryshme mendimi në PS, por për asnjë lloj marrëveshje politike që rrezikon ose mund të rrezikojë drejtësinë të merret. Me subjekte të drejtësisë nuk bëjmë marrëveshje”, tha Rama.

Loading...