Rama: “PD ka marrë lajmërim nga SHBA se nëse bën incidente për zgjedhje,mund të shpallet organizatë e dhunshme”

Kryeministri Edi Rama foli nga Elbasani duke thene se PD ka marrë lajmërim nga SHBA se nëse bën incidente për zgjedhje, mund të shpallet organizatë e dhunshme.

Rama nënvizoi se nuk ka ndodhur në historinë e Shqipërisë që SHBA të flasë dhe të thotë se një parti politike mund të shpallet organizatë e dhunshme.

Ne fakt kjo eshte nje deklarare e perseritur ku Rama flet per veprimet e SHBA-ve para se ambasada e ketij vendi te njoftoje zyrtarisht median ne lidhje me vendimet apo qendrimet e administrates amerikane ne raport me Shqiperine dhe me faktoret politike ne vend.

“Më mirë ikni cuna sepse nuk keni për të dalë më kurrë nga Shqipëria. Cuna mos ia zëni vendin në burg atij figurës, mos ia zini vendin, ai le ta provojë, por nuk është mendja në vend nëse iu shkoni i bini murit me kokë për të bërë burgun e atij.

Nuk shkohet në burg për kafe turke. Shkohet në burg për Lulin, shikoni si i la shokët e vet, i la pa punë të gjithë.

Mezi prisnim që haxhitë të na dilnin përballë, por nuk na dolën. Nuk ka ndodhur asnjëherë që SHBA të tregojë me emra Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

Në sy të popullit shqiptar ua ka thënë se ju të dy jeni përgjegjës për cdo gjë që mund të ndodhë. Turp. Një parti që ka edhe ngjyrën e flamurit të Europës, sot ka marrë lajmërimin se nëse do guxojnë të prekin gjë me dorë, do shpalleni organizatë e dhunshme, jo parti politike, kur ka ndodh.”, tha Rama.

Kryeministri Rama tha se Qazim Sejdini për sa kohë që ishte kryetar i Bashkisë së Elbasanit ka punuar për këtë qytet. Ai shtoi se ishte Sejdini që transformoi Elbasanin.

“Që nga 2007 e deri sot kam ardhur vazhdimisht në fushata, por takim më madhështor se ky nuk kam parë në të gjitha këto vite.

Dua të besoj se ju ndani me mua mendimin se sot duhet të ishit në këtë shesh. Duhet të ishit sepse së pari për të shprehur të gjithë mirënjohjen dhe falënderimin Qazim Sejdinit.

Të gjitha këto vite që mbyllen për pak ditë, me Qazimin si kryetar të Bashkisë Elbasan, janë vite të një transformimi historik të cilin çdo qytetar në Elbasan pavarësisht bindjes politike, por që sytë i ka për të parë dhe mendjen për të arsyetuar, e sheh dhe e pranon, e nderon si të tillë.

Sejdini ka qenë kryetar i të gjithëve i PS dhe PD, i majtë apo i djathtë dhe i ka parë në sy. Jemi këtu sot për të garantuar se punët e nisura me Qazimin do të vazhdojnë me Gledin. Data 30 do të jetë dita kur do ketë transformim të fuqishëm. Sot fjalët flasin më shumë se fjalët”, tha Rama.

Loading...