Rama për grevën e kontrollorëve: Bënë një plan djallëzor, luftuam gjithë natën për të marrë vaksinat

Në një bashkëbisedim me qytetarët në qytetin e Gjirokastrës, kryeministri i vendit, Edi Rama, u ndal sërish tek çështja e Aeroportit Nënë Tereza dhe vonesat e mbërritjes së vaksinave kineze Sinovax.

Rama tha, se kontrollorët sipas tij, dëshironin të përfitonin nga situata, pasi e dinin që zëvendësimi i tyre do të dëshironte disa javë kohë dhe kërkonin të ndalonin procesin e vaksinimit.

Por shtoi, se qeveria ishte e përgatitur për këtë lëvizje. Ai nuk ngurroi të thotë se greva, është e shtyrë sipas tij, nga Presidenti Ilir Meta dhe ish-Presidenti e kryeministri Sali Berisha.

“Jemi sot në kushtet e reja të vaksinimit masiv, me një ritëm që na ka çuar në fashën më të lartë në të gjithë Evropën. Këto ndodhin përditë sepse karakteri ynë është ky, forca jonë është kjo. E patë ca ndodhi dje, një goditje e çmendur, në një nga aktivitet jetësore të vendit, që është qarkullimi ajror.

Që kërcënoi vaksinimin në disa javë, ata që e garantojnë këtë aktivitet, kontrollorët ajrorë nuk zëvendësohen sa hap e mbyll sytë, e llogaritë janë bërë në mënyrë djallëzore, sepse koha për të zëvendësuar duhej disa javë. Kjo do të kthente nga e para rrumbpallës, ne ishim duke u përgatitur për të përballuar atë goditje.
Humbëm një ditë, një ditë, ia lamë hapësirë armikut të padukshëm për shkak të atyre. Tani, sot, vaksinat mbërrinë, ne luftuam të gjithë natën, që të mos iknin për një vend tjetër.

Sepse thonë që nëse si merrni dot, i merr dikush tjetër. Si mund t’ia argumentosh që këtu kemi një President, bashkë me një ish-President që janë përfshirë në një çmenduri, për të bllokuar aktivitetin ajror të vendit, kush e kupton ketë? Vaksinat mbërritën në Shqipëri, para pak dhe ne do të vazhdojmë vaksinimit sepse jemi të vendosur t’i nxjerrim sërish Shqipërinë nga tuneli i errësirë dhe të gjithë këtë sezon turistik, të rrisin ekonominë e tyre”, tha Rama.

Loading...