Rama pèr Kryemadhin: Doktoresha e Shkencave s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila kërkoi të votohen në Kuvend amendamentet e LSI për t’i dhënë zgjidhje kërkesave të studentëve.
Përmes një postimi në Twitter, Rama thotë me ironi se doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë, por e ka gdhirë duke menduar për të shkretët studentë duke gjetur zgjidhjen shkencore.
“Doktoresha e Shkencave, Monika Kryemadhi, s’paska fjetur mbrëmë si Lul Artisti (që para se t’ia fuste gjumit u la porosi qytetarëve,t’u çonin ushqime e batanije protestuesve)!Ajo e paska gdhirë duke menduar për të shkretët studentë në të ftohtë dhe ka gjetur zgjidhjen shkencore.”- shkruan Rama.

Loading...