Kryeministri Edi Rama nga Lezha ka folur edhe për sigurimin e vaksinave, për të parandaluar përhapjen e Covid-19. Ai është shprehur se me vaksinat që Shqipëria ka marrë, procesi do të ngadalësohet, pasi numri nuk është i madh.
“Për të kaluar në një tjetër stad na duhet një tjetër sasi vaksinash, pasi me numrin e siguruar procesi do të jetë më i ngadaltë. Kjo është ëndrra që më lë pa gjumë se si të disponojmë sa më shpejt një numër vrastar vaksinash për virusin. Duke hapur rrugën Shëngjin-Velipojë do të kemi një shtyllë të re kurrizore në një zonë ku ka një potencial shumë të madh”, tha kryeqeveritari.
Loading...