Kryeministri Edi Rama përcolli sot fjalët e shenjta të Kuranit, në një mesazh për t’u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti i fortë i 26 nëntorit dhe lehtësimin e pasojave që ky tërmet la pas.
Kryeministri përcolli fjalët:
“Kur të dridhet toka me dridhjen e saj të fuqishme,
dhe të nxjerrë toka atë që ka në brendinë e saj (barrën nga brenda),
dhe njeriu të thotë: Ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?,
atë ditë, ajo i rrëfen tregimet e veta,
ngase zoti yt e ka urdhëruar atë.
Atë ditë njerëzit shfaqen të ndarë në grupe që të shpërblehen për veprat e tyre.
E kush punoi ndonjë të mirë, që peshon sa grimca, atë do ta gjejë. Dhe kush punoi ndonjë të keqe, që peshon sa grimca, atë do të gjejë”.
Tërmeti i 26 nëntorit që shkaktoi 51 viktima dhe dëme të mëdha materiale ka nxitur edhe një solidaritet të madh jo vetëm mes shqiptarëve, por edhe nga vendet fqinje dhe partnerët ndërkombëtarë.