Rama përgjigje opozitës nga Berati: “Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit”

Kryeministri Rama ishte në Berat ku pati një takim me operatoret turistike nderkohe qe opozita po fillonte protesten e saj ne Tirane.

Gjatë diskutimit Rama tha se qeveria nuk preket pasi e drejta për ndryshim I takon vetëm popullit dhe askujt tjetër.
Fatkeqësisht ajo që ndodh me politikën gjithmonë ndikon kur ndodh për keq, sjell keq.

Në këtë rast cka ndodh, e vetmja pikë dhe gjë që nuk cënohet është qeveria dhe shumica qeverisëse, në aspektin e numrave gjithcka tjetër preket.

Qeveria nuk preket, se nuk është një mur që i bie dhe shemb, është një mandat besimi i shumicës së popullit dhe ndryshon vetëm kur i vjen radha popullit që të gjykojë, ndërkohë që preket ekonomia e kujtdo.

Ndër ata që shkojnë në protesta të organizuara për t’u materializura në dhunë, një pjesë janë rrogtarë, të cilët marrin një rrogë si punonjës të administratave lokale politike.

Dhe si të thuash janë punëtorë të ndërmarrjes, parti që i thërret në një rrëmujë politike dhe mbase për ta llogaria është më e thjeshtë, marrim rrogën dhe bëjmë këtë punë, po jo për këdo tjetër, jo”

Më tej kryeministri vijoi ngacmimet kundrejt opozitës edhe sa I takon djegies së mandateve.

“U japin argument atyre që nuk duan, që thonë se ju jeni akoma në epokën e gurit politik se nuk keni mësuar akoma që mandati i popullit nuk digjet nuk e njeh historia. Si djeg mandatin ti, ku shkon?

Kush nuk na do thotë, shkoni bëni shtazhin e demokracisë, pastaj pretendoni të futeni në shtëpinë tonë. Është si ti shkosh tjetrit në shtëpi dhe ti thuash zakoni im është të ha me dorë dhe jo lugë e pirun. Por do të kalojë dhe nuk do të kalojë pa dëm përsa i përket ekonomisë”

Në fund edhe një batutë. “Mua me keni ne televizior gjate gjithe kohes. Edhe ne frigirifer kur eshte nevoja”

Loading...