Rama: Përshëndes kthimin e opozitës në Reformën Zgjedhore, inshallah këtë herë ta mbyllim

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur deklaratën e Lulzim Bashës, i cili u shpreh se opozita nuk e ka braktisur Reformën Zgjedhore duke nënkuptuar rikthimin në tryezë pas bojkotit.

“Kthimi i opozitës jashtëparlamentare në tryezën e Reformës Zgjedhore një kthesë për t’u përshëndetur!

Më mirë vonë se kurrë dhe inshallah këtë herë deri në mbylljen e këtij procesi të stërzgjatur, sepse koha nuk pret dhe me vullnet të mirë mund të arrihet shpejt në konsensus” shkruan Rama.

Loading...