Rama: Po e përsëris prapë, jemi në luftë, në luftë në luftë!

Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë faktin se të gjithë personat që qëndrojnë në shtëpi dhe e kanë të pamundur që të punojnë për shkak të situatës që po kalon vendi për shkak të COVID-19, do të marrin pagën nga shteti.

Në një intervistë kreu i qeverisë ripërsëriti faktin se vendi është në luftë, ndërkohë që theksoi se qeveria po iu gjendet afër personave që kanë nevojë për asistencë, siç janë pensionistët e vetmuar.

“Po e përsëris prapë, jemi në luftë, në luftë në luftë. Në luftë s’ka se çfarë do të ndodhë, por se do të shpëtojë familja. Familjet që nuk janë në punë për shkak të luftës, e kemi thënë se do të marrin atë që kemi thënë. Kush ka nevojë për asistencë, po shkojmë dita ditës në çdo derë dhe ata s’do të ngelen vetëm. S’ka vdekur njeri për bukë në Republikën e Shqipërisë”, tha Rama.

Loading...