Rama: Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap

Kryeministri Rama tha se pandemia është periudha më e vështirë e jetës së tij politike, për shkak të vendimeve të vështira që duhet të marrë.

Ai tha se nëse do i thoni ik se dhe virusi do iki me ty, do ikja me vrap me lumturinë më të madhe, por nuk është këtu dhe si lider i vendit i duhet të marrë vendime që kanë nga pas dilema dhe vështirësi të mëdha.

“E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera. Në Itali nuk lëvizet nga një komunë në tjetrën. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë në vendet e punës. Lexoj që më thonë e gjithë bota u hap, nuk është e vërtetë.
Fola prapë me kryeministrin e Danimarkës, të njëjtat dilema për vendimmarrjen, pasi nëse lufta shkon për keq përgjegjësinë e marrim ne. Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet.

Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste. Nuk mjafton as ushtria nëse nuk jeni ju ruajtës të shëndetit tuaj dhe familjes.

Kam frikë nga padituria që mund të marrë jetë të pafajshme. Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë, duhet të riorganizojmë jetën e përditshme.

Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap”, u shpreh Edi Rama.

Loading...