Rama: Populli e dënoi Metën në mënyrë spektakolare, Parlamenti do ta formalizojë

Kryeministri Edi Rama ka thënë se populli shqiptar e ka dënuar në mënyrë spektakolare Presidentin Ilir Meta në zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në “Opinion” Rama tha se Parlamenti aktual do të bëjë të mundur shkarkimin e tij, pasi është funksional, ndërsa shtoi se PD ka bërë maksimumin e saj në këtë fushatë.

Rama: Meta është jashtë çdo lloj konfiguracioni dhe me Metën do merret Parlamenti. Metën populli e dënoi dhe parlamenti do ta formalizojë.
Pjese nga diskutimi

Cili është bashkëpunimi në të cilin ju e ftoni?

Rama: Nuk kam asnjë kufi.

As bashkëqeverisje?

Rama: Asnjë kufi.

As bashkëqeverisje?

Rama: Nuk të jap ty përgjigje se s’je kryetar i opozitës, por të sugjeroj të bëhesh. Unë nuk kam asnjë kufij. Fare. Nuk kam asnjë tabu, fare zero.

A jeni i gatshëm të përsërisini zgjedhjet lokale? Po vijë të kuqe?

Rama: Asnjë vijë të kuqe.

Përballë opozitës shqiptare?

Rama: Jo opozitës shqiptare, Partinë Demokratike të Shqipërisë. Unë di opozitë shqiptare Partinë Demokratike të Shqipërisë.

Po LSI?

Rama: Nuk më intereson fare, LSI për mua i përket një kategorie tjetër

Loading...