Rama: “Populli shqiptar mund të ketë mangësi plot, por populli shqiptar është politikan. Të ndjen me hundë se kush je”

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Gjirokastra ku po mban fushatën elektorale duke theksuar se PD i ka ruajtur përgjimet e “Bild” për ditë të zeza.

Rama theksoi se përgjimet i janë dhënë Berishës dhe janë kryekëput të porositura për këta ditë.

“Përgjimet i kanë bërë për këtë ditë të zezë. Ia kanë dhënë plakut dhe plaku i ka nxjerrë në ditë të zezë. Unë ua kam thënë se ju i dini se shqiptarët janë budallenj. Çdo ditë krimi, krimi, krimi, droga, droga, droga.

Populli shqiptar mund të ketë mangësi plot, por populli shqiptar është politikan. Të ndjen me hundë se kush je. Përgjimet jo vetëm nuk po çorodisin njeri, por populli vetëm po bashkohet për të qenë kundër gjysmë-të vërtetave. PD po lë sot njerëzit burgjeve”, deklaroi Rama.

Loading...