Janë hapur 4.5, nga 6 kilometrat e projektit të Tunelit të Llogarasë. Ka qenë kryeministri Edi Rama që ka postuar mbrëmjen e sotme disa foto nga ky projekt që synon të afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës.
Rama shkruan mes të tjerash se ky projekt do të rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit.
Postimi i Ramës:
Tuneli i Llogarasë ku tanimë janë hapur 4.5 nga 6 kilometrat e projektit që do ta afrojë bregun e Jonit me aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe rrisë ndjeshëm kuotat e industrisë shqiptare të turizmit☀️🌊⛰
Loading...