Kryeministri Edi Rama prezantoi sot zëvendësministrin e ri të Brendshëm Sandër Lleshaj, të cilit i janë deleguar kompetencat e ministrit të Brendshëm, pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga detyra.
Gjatë ceremoninë së dorëzimit të detyrës në Ministrinë e Brendshme ishin të pranishëm edhe ish-ministri Xhafaj, 4 zëvendësministrat e Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Sekretari i Përgjithshëm i MB-së.
Sandër Lleshaj u emërua zëvendësministër i Brendshëm në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Ai ka mbajtur 5 vitet e fundit detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit për Sigurinë Kombëtare./atsh
Loading...