r kryeministrin Edi Rama, programi ekonomik i PD-së është ” si tramvaji i Tiranës në 2011″, që do të thotë me premtime boshe, të pambajtura. Për të, ka mjaftuar një fjali për të ironizuar këtë program, të prezantuar ditën e sotme nga kryedemokrati Lulzim Basha.
“Programi i PD në 2021 si tramvaji i Tiranës në 2011. Gjumë të ëmbël”, tha Rama.
Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama
PD-ja me kryedemokratin Lulzim Basha ka prezantuar ditën e sotme programin ekonomik me të cilin do u drejtohen shqiptarëve në zgjedhjet e 25 prillit. Qëllimi, tha kryedemokrati Lulzim Basha në prezantimin e tij, është rimëkëmbja e ekonomisë. Ky program ka 16 pika, për të cilat Basha tha se nuk janë premtime, por angazhime. Disa nga pikat kryesore është hapja e 110 mijë vendeve të reja të punës, rritja e pagës minimale nga 30 mijë lekë në 36 mijë lekë, 3 mijë lekë në muaj për bebet për 5 vitet e para të jetës.
Kryedemokrati e cilësoi këtë si një program serioz i punuar me ekspertët më të mirë të vendit dhe jashtë saj “që do t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve”.