Rama: Projektin origjinal të Teatrit që u shemb do ta ndërtojmë diku tjetër me funksion tjetër

“Meqë godina nuk u ndërtua kurrë dhe meqë ka jo këta, por ka njerëz që më kanë bërë të reflektoj në këtë situatë për një mangësi për një mungesë boshllëk, apo lëndim.

Ne do ta marrim projektin origjinal dhe do ua rikthejmë jo aleancës për politikën me teatrin, jo artistëve apo artistëve politikanë, por do ua rikthejmë fëmijëve, si pjesë e një programi më të madh, do të përputhen gjërat dhe do ta kemi mes nesh, jo aty dhe jo teatër.

Për më shumë do ta shikoni dhe pastaj do të shikoni peligrinazhin për të shkuar te ajo godina, jo ju por fëmijët për t’ju mësuar aktrimin, apo edhe ndonjë nostalgjik. Edhe këta kur të marrin vesh se është diku tjetër do të mërziten dhe do të thonë mjaft tani.

Ia vlen dhe do ta bëjmë. E vendosim vetë dhe pse? Ne e vendosim dhe jemi zgjedhur që të vendosim, ajo ata që ikën” tha ai.

Loading...