Rama: PS do fitojë përsëri. Çfarë na duhet ne se çfarë bën PD. Ç’punë kemi ne se si i bën zgjedhjet PD

Teksa një ditë na ndan nga zgjedhjet në Partinë Demokratike, ku do të zgjidhet kryetari i ri i kësaj force politike, kundërshtari i tyre Edi Rama ka ironizuar duke thënë se PS-së nuk i intereson fare se çfarë zgjedhjesh ata bëjnë.

Në Kongresin e PS, Rama është shprehur se kundër akuza e vetme që duhet të bëjë PS kundër PD është që të mos përfshihet në kundër akuza.
“Duhet të ikim sherreve. Dhe t’ju lëmë kundër akuza kur na akuzojnë. Fushata ka mbaruar. PS ka fituar dhe ka fituar për 4 vjet. Atë që do bëjë dhe tani pasi ka fituar atë që do bëjë. Duhet ët bëjë atë që ka thënë që të fitojë Shqipëria. Dhe duke fituar Shqipëria, PS do fitojë përsëri. Çfarë na duhet ne se çfarë bën PD. Ç’punë kemi ne se si i bën zgjedhjet PD. Se si premton zgjedhje të liria pa u numëruar votat dhe pastaj nuk njeh zgjedhjet pasi votat numërohen.”

Loading...