Rama: “PS nuk ka asnjë pëlqim apo sugjerim për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.”

Në konferencën e bërë ditn e sotme mes kryeministrit Edi Rama dhe Ambasadorit të BE, Luigi Soreca, Rama ka folur dhe për letrat që i ka dërguar opozitës por jo vetëm.

Ai gjithashtu ka komentuar vendimin e Presidentit Meta duke u shprehur se “ Duhet dhënë Çezarit atë që Çezari meriton” referuar kështu opozitës.

Nga konferëenca për shtyp Rama rikonfirmoi dhe një herë qëndrimin e tij të prerë për mos ndryshimin e datës së Kushtetutës, duke treguar se hapja e fushatës elektorale nga ana e Partisë Socialiste do të jetë në datën 1 qershor.

“Ka konfirmime lidhur me çfarë është bërë ka dhe porosi lidhur me çfarë duhet të bëjëm. Unë nuk e lexoj gabim raportin e progresit nëse them se siç ka një sër detyrash për qeverinë ka dhe një detyrë për opozitën.

Si i përketë Presidentit, në këndvështrimin tim ai ka shprehur një gatishmëri për tu vënë në pozicion të një zgjidhje me pëlqimin e partivëe, sepse kështu e lejon Kushtetuta. Dhe më lejoni të them që PS nuk ka asnjë pëlqim apo sugjerim për ndryshimin e datës së zgjedhjeve.

Në 30 qershor duhet të fitoj Shqipëria instituionale dhe kushtetuese. Në këtë aspek në raport me Presidentin i duhet dhënë Çezarit atë që Çezari meriton. Dhe jam i bindur që Presidenti nuk e keqkupton këtë qëndrim, ne nuk kemi as datë dhe as kushtetutë për të kundërshtuar. Sa i përketë letrave nuk e dimë mbase do ketë dhe një të shtatë. Unë jam përpjekur të bëjë më të mirën sa e kam arritur nuk e di. Në 1 qershor PS do të filloj fushatën për zgjedhjet e ardhshme vendore. Por në një bêtes se si do të jetë shqipëria dhe gjeneratës tjetër.”

Loading...