Kryeministri Edi Rama publikoi sot një video ku shfaqet duke bashkëbiseduar me një djalë të vogël, i cili i përgjigjet kryeministrit me insistim se, ishte 20 vjeç. Rama buzëqeshi dhe u shpreh se “sipas këtij shokut unë jam 123 vjeç”.
Kryeministri e pyet djalin e vogël se sa vjeç është dhe djali i thotë se “jam 20 vjeç. Rama i çuditur se nuk e kish kuptuar mirë përgjigjen e tij e pyeti sërish, 20 vjeç apo 20 kg?.
Djali i vogël insiston duke thënë që është 20 vjeç. “I madh je”, i tha Rama duke qeshur teksa mbante i ulur të përqafuar djalin.
“Po ti ke dalë te televizori” e pyeti djali kryeministrin. “Po çfarë të bëj, aty punoj unë, te televizori”, iu përgjigj Rama.
“Po ty të ka shikuar babi te televizori”, vijon djali i vogël.
“Unë në televizor punoj, ti punon në playstation”- u shpreh Rama.
Ndërsa djali iu përgjigj se “Unë nuk punoj. Vetëm se bëj ca lojëra dhe nuk e kam frikë se jam trim dhe luaj lojë me armë”.
“Mos luaj me armë”- i tha Rama, ndërsa djali iu përgjigj “ta thashë një herë që unë jam trim”.
“Po ma the”- i ja ktheu kryeministri, “e unë nuk marrë vesh, po duhet të ma thuash më shpesh”- tha Rama.
Ndërsa e pyeti përsëri djalin, “ta ndajmë këtë muhabet, je 20 kg apo 20 vjeç? Djali tha “se jam 20 vjeç”. Kryeministri qeshi dhe e përqafoi vogëlushin.