Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar pasditen e sotme një mbledhje informale me anëtarë të kabinetit qeveritar. Mësohet se në tryezën e rrumbullakët kanë marrë pjesë ministrat e larguar dhe ata të emëruar.
Rama ka publikuar edhe një foto të takimit në Facebook të cilën e konsideron si fotoja e ditës. Kujtojmë se janë 8 ministra të rinj në kabinetin qeveritar të cilët do zëvendësojnë ata të kaluarit.
Vendimi për ndryshimet në qeveri është marrë gjatë mbledhjes së Asamblenë Kombëtare të PS ditën e sotme.
LISTA
Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës
Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj
Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit
Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit
Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros
Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos
Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin
Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit
Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit