Kryeministri fillimisht ka zhvilluar një takim të hapur me qytetarët, më pas ka vizituar disa biznese fermerësh për të vijuar edhe me inspektimet e kryera në qendrën shëndetësore të rikonstruktuar falë programit të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe vizitën e kryer tek shkolla “Kongresi i Lushnjës”.
Në takimet e tij, ai ka qene i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe, ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu si dhe deputetë të zonës.
“PËR LUSHNJËN QË DUAM – Fotoalbumi i aktiviteteve gjatë ndalesës në Lushnjë në kuadër të ciklit “Bashkia që Duam””, shprehet Kryeministri, ku sjell pamje nga takimet e kryera në Lushnjë./atsh/