Rama publikon foton e ëmbël të Zahos në ditën e parë të shkollës: Emocion i rrallë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar foton e veçantë të djalit të tij, Zaho. Me lule në duar, Zaho sot është ulur për herë të parë në bankat e shkollës, teksa kryeministri Edi Rama ka pasur një urim të ëmbël për të.

“Dita e parë emocion i rrallë. Zoti i bekoftë të gjithë fëmijët që sot nisën shkollën dhe i mbroftë gjithnjë bashkë me prindërit e gjyshërit e tyre të pazëvendësueshëm. Dashuri, shëndet e gëzime paçin gjithmonë”, shkruan Rama.

Loading...