Kryeministri Edi Rama publikon një video të Forcave të Armatosura dhe strukturave shtetërore, duke shpërndarë ndihma për njerëzit në nevojë, në këto ditë të vështira të përhapjes së koronavirusit.
Me anë të një mesazhi në “Facebook”, kryeministri siguron qytetarët se “Kudo ku ka nevojë do të vijmë, ju veç kujdesuni për mbrojtjen e jetës tuaj, të familjes dhe komunitetit ku jetoni”.
Mesazhi i plotë i Ramës:
🔴VIJON OPERACIONI HUMANITAR NGA FORCAT E ARMATOSURA DHE STRUKTURAT SHTETËRORE, PËRFSHIRË BASHKITË, PREFEKTURA, PUNONJËS TË SHËRBIMIT SOCIAL, POSTËS E MJEKËVE TË FAMILJES QË PO TROKASIN NË ÇDO DERË.
🔴 KUDO KU KA NEVOJË DO TË VIJMË, JU VEÇ KUJDESUNI PËR MBROJTJEN E JETËS TUAJ, TË FAMILJES DHE KOMUNITETIT KU JETONI.
🔴 RESPEKTONI MASAT DHE REZISTONI, TË GJITHA DO KALOJNË, VETËM JETA NUK VJEN DY HERË!
#njëAtdhe 🇦🇱 #njëFamilje
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/243998636648387/?t=0