Kryeministri Edi Rama përmes një videoje të publikuar në rrjetin e tij social Instagram, ka ironizuar duke krahasuar militantët e PD-së në vitin 2001 dhe 2021.
“Gjeni ndryshimin”, shkruan kryeministri krah videos, ku shfaqen militantë të Partisë Demokratike në vitin 2001 dhe vitin 2021, të cilët sipas Ramës edhe përse kanë kaluar 20 vite nuk kanë ndryshuar shumë.
I vetmi ndryshim i cili evidentohet në pamjet e videos së publikuar, janë makina luksoze të militantëve të 2021, në një kohë kur kryedemokrati Basha akuzon gjithë ditën se vendi po varfërohet çdo ditë.
Loading...