Rama publikon videon e Bashës nga takimi me bizneset: ‘Të qash se s’qesh dot’

Ditën e sotme kreu i opozitës Lulzim Basha ka realizuar një takim me biznset në Vlorë dhe nuk ka vonuar shumë reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Kryeministri ka publikuar një video në Facebook, përmes së cilës ka bërë publik faktin se personi që shfaqet duke takuar Bashën e ka marrë pagën e luftës për punonjësit e tij.

Rama shkruan krah videos:

“Teatri vazhdon…🤥

Të qash se s’qesh dot…🎭”,

Loading...