Rama: ‘Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë’

Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë ka shprehur mirëkuptim ndaj Serbisë për mosvendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse, madje kërkon që të mos i bëhet presion Beogradit që të vendosë sanksione.

Po ashtu thotë se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë e rrezikon rrëzimin e Aleksandër Vuçiqit nga pushteti.

“Qeveria e Serbisë dhe presidenti Aleksandar Vuçiq, nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë. Serbia ka mbajtur tashmë qëndrim”, ka thënë Rama.

Këtë qëndrim, Rama e ka dhënë gjatë një interviste për Die Presse.

Ai thotë se Rusia është duke e shtuar ndikimin e saj në Ballkanin Perëndimor, rrjedhmisht po e rrezikon stabilitetin në rajon.

“Është një kërcënim potencial për rajonin tonë. Pasi në një pjesë të Ballkanit, Rusia tradicionalisht ka ndikim të fortë. Kjo vlen veçanërisht për Serbinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Republika Sërpskasn në Bosnjë-Hercegovinë. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi, për ta mbajtur kërcënimin e mundshëm larg Ballkanit. Për këtë arsye, nuk duhet t’i ushtrohet presion Serbisë që t’i vendosë sanksione Rusisë. Sanksione të tilla nuk janë të mundshme, pasi pa Rusinë Serbia nuk mund të mbijetojë”, ka thënë Edi Rama gjatë intervistës.

Rama edhe më parë e ka shprehur një qëndrim të ngjashëm. /Express

Loading...