Teksa 16 ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare, kryeministri Edi Rama vijon fushatën online. Përmes një Instastory, Rama tregon edhe një tjetër arritje që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë.
Kreu i qeverisë, në formën e një kuici ka ndërtuar një pyetje lidhur me sa milionë euro u hoqën nga duart e krimit të organizuar gjatë viteve të fundit.
Më pas ai ka faktuar se në 7 vitet e fundit janë hequr 300 milionë euro asete nga duart e krimit dhe vetëm përmes operacionit Forca e Ligjit u asgjësuan 78 grupe kriminale.
“S’ka kohë për pushim”, shkruan kryeministri.
Loading...