Rama-qytetarëve: Shkarkoni aplikacionin ‘stop informalitetit’

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në “Facebook” aplikacionin “Stop informalitetit”, i cili do u shërbejë qytetarëve për të denoncuar rastet e shkeljes së ligjit.

Rama shkruan në postimin e tij se në ditën e parë këtij aplikacioni kanë mbërritur 59 denoncime të cilat do të ndiqen nga grupe të gatshme të kontrollit tatimor.

Kryeministri thekson se denoncimet e bëra nga qytetarët janë të fshehta dhe të sigurta 100%, ku nuk publikohet identetiteti i denoncuesit.

Postimi i Ramës

SUPER START👍

59 denoncime deri në orën 13.30 në ditën e parë të aplikacionit të ri! Respekte dhe faleminderit për kontributin🙏 Denoncimet tuaja po ndiqen, një e nga një, në terren nga grupet e gatshme të kontrollit tatimor🚔

Aplikacioni STOP INFORMALITETIT gjendet në App Storehttps://apps.apple.com/…/a…/stop-informalitetit/id1476196781 ose në Play Store https://play.google.com/store/apps/details…

Shkarkoje në smartfonin tënd dhe mos i’a përto hiç atij që refuzon të të japë kuponin; atij që të paguan në të zezë apo refuzon të të paguajë sigurimet e shëndetit e të pensionit; atij që të bën konkurencë të pandershme; atij që të vjen për kontroll në biznesin tënd dhe sillet keq apo kërkon rryshfet👊

Denoncimi yt është i fshehtë dhe konfidencialiteti 100% i garantuar😊

#ZeroTolerancë🤜 ndaj abuzuesve/ Opinion.al E.Xh.

Loading...