Rama reagon sërish:Dakort me të gjitha kërkesat,po pres dialogun

Kur dhjetra studentë nga universitetet publike në vend qëndrojnë prej disa orësh poshtë zyrës së tij në pritje të përgjigjes për 8 kërkesat e tyre, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama. Ky i fundit përmes një postimi në instagram u ka kthyer sërish përgjigje pozitivisht studentëve se ishte dakord me të gjitha kërkesat e tyre, por nga ana tjetër nevojitej dialogu.

Kujtojmë se këtë qëndrim kryeministri kishte edhe ditën e djeshme në Kuvend, po ashtu edhe në mbledhjen me rektorët dhe dekanët, duke nënvizuar rëndësinë e dialogut.

Loading...