Rama: Rruga e Arbrit, realitet!

Kryeministri Edi Rama vijon turin paraelektoral në Qarkun e Dibrës. Kreu i qeverisë ka zhvilluar një takim me operatorët turistikë, ku tha se këtë vit 26 mijë turistë kanë vizituar Dibrën dhe kjo falë Rrugës së Arbrit. Ai u shpreh se Rruga e Arbrit nuk është përfunduar ende për shkak të problematikës së rëndë gjeologjike në tunelin e Murrizit.

“Sot jemi në një vit që numërojmë 26 mijë turistë në Dibër. E paimagjinueshme deri pak vite më parë. Kush vinte në Dibër këtu nga ajo rruga e llahtarshme? Ja pra Rruga e Arbrit është realitet. Nuk është ende e përfunduar sepse tuneli i Murrizit ka shfaqur një problematike gjeologjike shumë të rëndë dhe për këtë arsye kompanie ecën me ritmin e breshkës, një metër në ditë sepse duhet kujdes shumë i madh, fortifikim shumë i posaçëm. Ndërkohë procedura për planin e bardhë dhe për Qafën e Buallit ka përfunduar, kështu që ato fillojnë së shpejti të realizohen. Me buxhetin e vitit të ardhshëm është planifikuar edhe lidhja me Maqellarën që raktikisht e sjell makinën me rrugën e Arbrit deri në qendër të Peshkopisë”, u shpreh Rama.

Rama foli edhe për një sërë projektesh, por tha se secila kërkon kohën e vet, pasi “dhe me fondet nuk jemi në ditët më të mira për shkak se po na ha shumë mbrojtja nga çmimi i energjisë elektrike”.

Kreu i qeverisë tha para operatorëve turistikë se ka një shpresë shumë të madhe për të marrë një lajm historik nga eksplorimi i naftës dhe gazit në zonën e Shpiragut nga Shell. Gjasat janë pozitive tha ai, por për aq kohë sa nuk ka një konfirmim, nuk mund ta llogarisim atë në dispozicion të ekonomisë së vendit./tvklan.al

Loading...