Rama: Rubrikë e posaçme për pyetjet e studentëve tek platforma e bashkëqeverisjes

Të gjithë studentët dhe prindërit që kanë pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë për problematikat e studentëve, do të mund të gjejnë përgjigje tek platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”.

Gjatë takimit të përjavshëm në kryeministri me koordinatorët e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama, u shpreh se, “megjithëse kemi çuar në sekretaritë e Universitete njerëz nga Ministria e Arsimit dhe Financave sërish ka shumë pyetje. Sot do të çelet një rrugë, qoftë tek tek platforma e bashkëqeverisjes “shqiperiaqeduam.al”, besoj është çështje orësh po e përgatisim. Që çdo student apo prind që ka pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë. Kryesisht pyetjet lidhen me trajtimet financiare, por ka edhe të tjera. Të mund t’i drejtohet platformës. Mjafton të shkojë tek “shqiperiaqeduam.al”, aty do të shfaqet menjëherë ajo rubrika e posaçme “Jam student. Kam një pyetje” dhe aty pyetja do të marrë përgjigje sepse një grup është organizuar që të qëndrojë në kohë reale dhe të kthejë përgjigje”.

“Po kështu edhe Ministria e Arsimit nga ana tjetër do të çelë në facebokun e vet një dritare për t’u përgjigjur në kohë reale për të gjitha pyetjet që i shqetësojnë akoma studentët lidhur me vendimet e qeverisë, lidhur me tarifat, lidhur me trajtime të caktuara e kështu me radhë”, tha kryeministri Rama. /atsh/

Loading...