Rama shpall gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Laç

Kryeministri Edi Rama ka shpallur sot gjendjen e jashtëzakonshme edhe në qytetin e Laçit, i cili rezulton të jetë mjaft i dëmtuar nga tërmeti i fuqishëm i 26 nëntorit.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e jashtëzakonshme të qeverisë, Rama tha se mirëkupton opinionin e kreut të opozitës dhe se ndan të njëjtin shqetësim me të se Laçi përfshihet në këtë perimetër, ndaj dhe sot ka vendosur ta përfshijë në program.

“Mirëkuptoj opinionin e kryetarit të opozitës, se Laçi përfshihet në këtë perimetër, them se na përputhen shqetësimet dhe idetë. Ne sot duhet të përfshijmë edhe zonën e prekur të Laçit në të njëjtin program.

Ka filluar puna për pastrimin e hotspoteve në Durrës dhe Thumanë. Është bërë shembja e godinave të rrezikshme në Thumanë, ku ishim mbrëmë deri vonë. Po ashtu edhe në Durrës ka nisur puna për pastrimin e gërmadhave, ku nuk ka më operacion kërkim-shpëtimi”, tha kreu i qeverisë.

Loading...