Rama shpjegon si do funksionojë reforma zgjedhore

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar se si do të jetë “koalicioni i moderuar” që përmendi dje në konferencën me gazetarët.

Kreu i qeverisë u shpreh se partitë në koalicion do të kishin një listë dhe kandidat të përbashkët duke dhënë shembullin e partive gjermane CDU dhe CSU.

Pjesë nga fjala e Ramës

Ne do t’i hapim listat. Duhet të garantojmë përfshirjen e grave, është arritje e Shqipërisë kjo. Shqipëria është rritur si vend burrash por shpëtimi gjithmonë kanë qënë gratë. Ne këtë arritje nuk e rrezikojmë dot. *duartrokasin Do të doja të duartrokisnin burrat dhe jo gratë. Nuk kam dëgjuar që ka dhunë ndaj burrave, burrat e dhunuar flasin në emër të barazizë pa kuota. Nuk e kam për Korabin, se është burrë në të gjitha aspektet. Ti Korab duhet ta votosh marrëveshjen se ti përfaqëson një zonë që keni rrugë me emra si Gjermania, Amerika, jeni qendra e botës. Ne po bëjmë atë që do Gjermania. Nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por do i bëjmë si në Gjermani dhe çdo vend tjetër. Më sillni një shtet që i ka koalicionet si në Shqëipëri. *ndërhyn Gjuzi Naltmadhni Italia i ka si do t’i bëjmë ne. Do bëjmë Casa Della Liberta. Do bësh ti me ata të mbijetuarit e monarkisë. Do futesh aty ku dole. Por në koalicion. Dhe e fundit që kam; sa herë që ky parlament merr vendime iu dilni pa nënë e pa baba.

Loading...