Në fjalën e mbajtur në Asamblenë e PS-së, Rama përmendur edhe veprën penale të vjedhjes së banesave. Sipas një të dhëne që atij i kishin dërguar miq nga Anglia, vendi ynë renditet i fundit në Europë. Më poshtë pjesë nga fjala e Ramës.
Kur ua do puna lënë pa gojë të huajt, përqeshës gjuhëjashtë për vendin e tyre. Miliona turistë vijnë të buzëqeshur në këtë vend të vogël, ku në kaq pak territor gjejnë bukuri të mahnitshme. Gjejnë edhe siguri që nuk ka asnjë lidhje me legjendat. Disa miq anglez më çuan hartën e vjedhjeve të banesave në Europë, Shqipëria në vendin më të ulët, e Britania me shifrën më të lartë. Nuk ke çfarë vjedh në shtëpitë e shqiptarë, ku nuk ke as bukë për të ngrenë u kishin thënë. Ndërsa një tjetër u kishte thënë se kanë shkuar shqiptarët atje. Mos e vet hiç, siç thonë në Kosovë. Por edhe vrasjet kanë shënuar numrin më të ulët. Por mendje mëndje është kjo dynja, por për ne vazhdon përpjekja për ta future Shqipërinë në hartë e sigurisë. Miliona të huaj po vizitojnë çdo vit e më shumë këtë vend. Edhe ata që na duan të vdekur mua bashke më këtë forcë udhëheqëse për Shqipërinë Europiane. Edhe ata kompetentë të huaj që duan ti shohin shqiptarët si fajtorë për probleme të vendit të tyre, janë një shtysë për të ecur vetëm përpara. Por ama me këmbët në tokë. Me sytë hapur për të hedhur hapat e duhur duke parë nga e ardhmja për të kuptuar realitetin e të tashmes. Ky realitet është më mirë se ai I djeshmes, por më problematik se ai i të ardhmes, ndaj detyra jonë është të kuptojnë se korrigjimi i të tashmes është arsyeja e ekzistencës tonë politike.