“Ne kemi sot 200 respiratorë gjendje, plus 54 të rinj dhe 30 të tjerë që janë rrugës, plus 20 në paketën e parë të ndihmës së BE, në total janë 304 në dispozicion. Në respiratorë ne sot kemi vetëm 4 veta.
Jemi vendi në Europë me më pak persona të intubuar dhe % shtretërish që është më e larta, sepse i morëm të parët masat.
Sot kemi 310 krevatë vetëm në dy struktura Infektivi dhe Sanatoriumi, pa llogaritur shumë të tjerë të lirë.
Sot kemi të zënë vetëm 23% të kapacitetit të zënë, si rezultat i rezistencës fantastike, po të mos kishim marrë këto masa sot do të ishim në një gropë” tha Rama.
Loading...