Rama solidarizohet me popullin e Libanit: Çfarë lëndimi e trishtimi!

Kryeministri Edi Rama i shpreh ngushëllime e solidaritet popullit të Libanit, që po kalon momente tmerrit pas shpërthimeve të fuqishme, që “hodhën në erë” kryeqytetin, Bejrutin, duke lënë 50 të vdekur e mbi 3 mijë të plagosur, ndërsa bilanci tragjik fatkeqësisht pritet të thellohet edhe më shumë.

Rama e cilëson këtë një shkatërrim që të lë pa fjalë, ndërsa thekson se ky është një lëndim e trishtim i pamasë.

“Çfarë lëndimi e trishtimi! Vdekje, plagosje, shkatërrim që le pa frymë e pa fjalë!Ngushëllime e solidaritet me popullin e Libanit🇦🇱🤝🇱🇧”, shkruan Rama.

Loading...