Rama sulmon Metën: Në Vlorë për fushatë skutash, premton që do nxjerrë njerëz nga burgu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një takim me qytetarët e Sarandës, foli për vizionin e Partisë Socialiste në mandatin e tretë qeverisës, por edhe punët që janë bërë.

Ai tha se uji i pijshëm 24 orë dhe infrastruktura e qyteteve, janë dy nga komponentët kryesorë që i shërbejnë qytetarëve nga njëra anë dhe turistëve nga ana tjetër.

Gjithashtu, ai nuk ngurroi të sulmonte me deklaratat e tij, Presidentin Ilir Meta. Rama tha se sipas tij, presidenti është vetëshpallur kandidat në qarkun e Vlorës dhe po premton sipas tij, lirimin e njerëzve nga grupi.

“Është kënaqësi e madhe të shijosh në këtë orë dhe temperaturë fantastike këtë hapësirë të re që po merr formën e vet përfundimtare duke i dhënë Sarandës një vlerë të re, duke i ofruar të gjithëve vizitorëve të saj mundësi të re, për të shijuar këtë bregdet, pa qenë të detyruar të shtyhen me njëri-tjetrin apo të përballen me një shëtitje që shoqërohet nga gropa edhe nga pengesa të shumta, siç ishin ato që e karakterizonin këtë hapësirë më parë. Nga ana tjetër, është kënaqësi të mendosh që kjo hapësirë do të vendoset në dispozicion të turistëve, ku ne jemi duke punuar çdo ditë, e natë me këmbëngulje të madhe të shkëpusim zinxhirin e infektimeve dhe kushteve të imponuara nga pandemia, sezoni turistik të jetë me shumë të tepër prurje turisteve dhe me të ardhura të atyre që jetojnë me turizëm. Ne sot ishim në disa nga pikat e tjera të kësaj zone, ku pamë nga afër ndryshimet që vazhdojnë, që nga uji 24 orë, pas 100 vjetësh në Delvinë ku po përfundon një investim cilësor dhe së shpejti familjet do të kenë në çezmë atë që i është premtuar në vite dhe vite të tëra, tek pjesa tjetër, në zonën e Finiqit, ku kanë ndodhur zhvillime të rëndësishme, por edhe në zonën e Konispolit ku sot prodhohet më shumë se në kohën që cilësohej e artë e kooperativave, falë punës së tyre, por të mbështetur fuqimisht nga ne.

Sot pamë rezervuarin tjetër në Mursi, ndërkohë që, është shumë e qartë që i gjithë ky ndryshim vazhdon, është një proces që nuk duhet të ndalet. Nuk do të ndalet sepse njerëzit e punës, njerëzit që e shohin politikën me syrin e interesit të tyre dhe jo me atë të tifozit e kanë të qartë që po ngjitemi, ngjitja është e vështirë, maja që kemi vendosur në objektiv, maja duket sikur largohet sepse ngjitja kërkon sforco të madhe, energji, durim, e për këtë arsye vjen ai tundimi për të ndaluar, dorëzuar, kthyer, ndërkohë që në politikë, ky tundim ushqehet me iluzionin e ndryshimit që tregon të shkosh tek maja në një rrugë tjetër, më të lehtë, e cila nuk ekziston. Nuk ka rrugë më të lehë për t’u ngjitur në majë. Këto iluzione e kanë marrë në qafë popullin shqiptar më shumë se një herë, që nga koha e Haxhi Qamilit e më pas u gjendën në mes të flakëve dhe hirit, e deri tek koha më e re, kur iluzioni se mund të bëheshin të pasur pa punuar, duke dhënë 1 e marrë dy, i bëri njerëzit pas Sudes, pas Xhaferrit, e përfunduan pas flakëve dhe hirit.

Nëse në kohët e mëparshme, personazhet që shkaktuan këto vonesa të mëdah për kombin, janë personazhe të historisë, personazhet e rasteve të fundit, janë jo vetëm gjallë, por aktiv dhe janë pikërisht zgjedhja tjetër në këto zgjedhje. Saliu dhe partia e tij, me një kryetar që është një kukull e kurdisur në duart e Saliut dhe Ilir Metës, këtij që është Presidenti i Republikës për fatkeqësinë tonë, e që ka vendosur formalisht kandidaturën në qarkun e Vlorës. Ai zhvillon një fushatë skutash me subjektet e OFL, premton që do të nxjerrë njerëzit nga burgu atyre që i ofrojn` mbështetje, mbledh këtu me Leskon e famshëm të fuçive e rakisë, që është fatkeqësia më e madhe që i ka rënë Vlorës dhe prokurorë e gjyqtarë të korruptuar që u goditën nga Vetingu.

Janë mbudhur si grup hienash. Ai nuk do të lë dy gurë bashkë për të nxitur me doemos sa më shumë rrëmujë, konfuzion, deri aty ku e pamë të gjithë, tek nxitja e ndalimit të aktivitetit jetik të trafikut ajror. Një goditje e tillë çmendurakë mund të sillte për vendin një goditje të madhe në vaksinat, për të treguar që skam ë vaksina e deri tek bllokimi i arkivoleve për të ardhur e prehur në banesën e fundit në atdhe, ky është Ilir Meta sot, kandidati i opozitës në Qarkun e Vlorës. Nga ana tjetër, është e habitshme skuadra e opozitës në Vlorë së bashku me premtimin e tyre, do të shfuqizojmë ligjin e pronave. Ka një lidhje shumë të fortë me këtë qark ai personazh, ka letrat e pronave të grabitura me shantazhe, lidhje të shkurtra, me pushtetin e Saliut. Mijëra e mijëra hektarë. Mijëra e mijëra nga ato hektarët që njerëzit autoktonë të këtij bregdeti kanë hequr picirin për t’i marrë, e ndërkohë ë hiqnin pancirin janë detyruar t’ia shesin zarbove të ardhur nga Tirana. E çuditërisht më pas shfaqeshin si pronarë emra që s’kanë lidhje me këtë trevë fare. Nuk ka asnjë mundësi, nuk ekziston që të prerisë të njëjtën gjë dhe të presësh rezultat tjetër.

Të përsërisësh eksperimentin e zgjedhjeve të atyre që janë bërë bashkë tufë për të sulmuar plaçkën duke synuar pushtetin, do të thotë, një budallëk i madh për t’u rikthyer edhe njëherë mbrapa. Sepse janë po ata, e është fatkeqësisht po ajo mënyrë, me po ato ide, program”, u shpreh kryeministri./NOA.al

Loading...