Rama takon Merkelin, kush e shoqëronte kryeministrin

Kryeministri Edi Rama prej dy ditësh ndodhet në Gjermani, ku po zhvillon takime në Komitetin e Çështjeve Europiane të Bundestagut, në përpjekje për të bindur këta të fundit që të shprehen pro Shqipërisë në Tetor, për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku shfaqet duke takuar kancelaren gjermane Angela Merkel, teksa ështe i shoqëruar nga ministri i Jashtëm Gent Cakaj.

“Në Kancelarinë Federale për të kërkuar PO-në për Shqipërinë🇦🇱🇩🇪🇪🇺”- shkruan Rama.

Gjermania dhe disa shtete të tjera, përfshirë Francën dhe Hollandën me shumë gjasa do të shprehen kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë, madje teza edhe më e keqe mbetet ajo e ndarjes së procesit të integrimit të vendit tonë nga Maqedonia e Veriut.

Në një intervistë për DW, kristiandemokrati Günther Krichbaum tha se po shqyrtohet mundësia që për Maqedoninë dhe Shqipërinë të marrin vendime të ndara:

Siç thashë ne Bundestagun gjerman jemi duke u këshilluar edhe për Shqipërinë, dhe sa i përket pyetjes suaj për ndarje mund të them se që prej raundit të fundit të zgjerimit të BE, me 10 plus 2 shtete, më 2004 dhe 2007 është parë se është më mirë që vendet të vlerësohen sipas përparimeve që bëjnë vetë, me të ashtuquajturën “principle of oën merit”.

Prandaj vendet duhen gjykuar për përpjekjet që bëjnë. Për mua është e qartë se mund të bëhet shkëputja e dy vendeve, e megjithatë në fund mund të ndodhë që bisedimet të fillojnë në të njëjtën kohë për të dy vendet.

Nuk po flasim për fillimin e bisedimeve për kapitujt e pranimit, se ky është hapi i dytë. Ky principle of oën merit, është një princip i BE dhe secili vend vlerësohet për sukseset e veta.

Loading...