Rama takon në Hungari futbollistin shqiptar: Guxoi ti bëjë gol Juves në Champions

Kryeministri Edi Rama në vizitën e tij në Hungari, është takuar edhe me futbollistin shqiptar, Myrto Uzuni. Gjatë takimit, futbollisti i ka dhuruar kreut të qeverisë një bluzë me emrin e tij, ndërsa kryeministri kujton herën kur Uzuni i shënoi gol Juves në Champions League.
“Në Budapest me këtë shqipon që guxoi t’i bënte gol Juves në Champions, po që qenka një flori djalë, përveçse golashënuesi më i mirë i kampionëve të Hungarisë”, shkroi kryeministri në rrjetet sociale.

Loading...