Rama takon në Riad Princin e Kurorës

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një vizitë në Riad të Arabisë Saudite, ku është takuar me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë Kryeministri i cili ka ndarë edhe disa fotografi nga takimi.

“Në Riad, me Princin e Kurorës, Muhammed Bin Salman, për të diskutuar mbi ecurinë e përgatitjeve të disa investimeve të rëndësishme në turizëm, infrastrukturë dhe kulturë”, – tha Kryeministri Rama./atsh

Loading...