Rama takon Presidentin e Azerbajxhanit: Diskutuam për rafinerinë e Ballshit

Kryeministri Edi Rama ka takuar Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aljev, pas takimit me Rexhep Taip Erdogan.

I shoqëruar nga Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, Rama ka lajmëruar se gjatë takimit në Turqi u vendosën disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Rama shkruan gjithashte se u prej edhe çështja e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidentit, sipas tij për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë.

“Me Presidentin e Azerbajxhanit, mikun e mirë Ilham Aljev, vendosëm sot në Turqi disa piketa mbi bashkëpunimin në sektorët e energjisë dhe turizmit.

Prekëm konkretisht edhe çështjen e Rafinerisë së Ballshit, ku së fundmi është përfshirë një kompani azere, duke kërkuar dhe marrë angazhimin e Presidetin për të ndihmuar në zgjidhjen afatgjatë të problemit të krijuar nga privatizimi famëkeq i viteve më parë”, shkruan Rama.

Loading...