Rama: Të dhënat po na japin të drejtë për masat shtrënguese

Kryeministri Edi Rama po zhvillon komunikimin e mbrëmjes me qytetarët që i janë drejtuar platformës shqipëriaqëduam.al për të zgjidhur problemet e tyre në këto ditë të vështira të koronavirusit.

Duke folur për masat shtrënguese të qeverisë, Rama tha se të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve ne që po iu nënshtrohemi atyre.

Rama deklaroi se përmes kësaj platforme kanë marrë përgjigje mbi 16 mijë qytetarë, ndërsa shtoi se sot dhe nesër Policia e Shtetit do të tregohet sensibilizuese për të mos aktivizuar menjëherë sanksionet, për shkak se nga dita e sotme ndryshuan sërish masat shtrënguese.

“Të dhënat nga terreni i luftës po na japin të drejtë të gjithëve ne që po i nënshtrohemi masave shtrënguese. Është fakt që procesi i komunikimit përmes platformës ka sjellë një ndërveprim shumë intensiv. Kemi komunikuar me mbi 16 mijë persona, falë një skuadre me mbi 200 persona, që ndjekin gjithcka që ju coni në këtë platformë. Çdo problem që ngrini me të drejtë, do të zgjidhet. Ju kërkoj ndjesë të gjithë atyre që kanë pas problem me aplikimin në e-albania. Sot dhe nesër, Policia e Shtetit është e vetëdijshme që të jetë sa më sensibilizuese, që të mos aktivizojë menjëherë sanksionet”, u shpreh Rama.

Loading...