Rama: Të gjithë bashkë, ose nuk do të ketë njeri më të na qajë

“Pa pushim dhe ngurrim deri sa të mbarojë kjo luftë. 

Fjalët e sheqerosura janë një tradhti.

Shikoni cfarë po ndodh në vendet shumë më të zhvilluara nga Shqipëria, po e paguajnë iluzionin se kjo është një ëndërr që do të mbarojë.

Një armik i rënë mbi kokat e tyre u ka zhvlerësuar trilionat e bomabave dhe armatimeve në depo, pa shtretër, maska dhe aparatura, e deri pa numër mjekësh të specializuar kundër asfiksimit të qenies njerëzore.

Si Shqipëria si Amerika gjenden në të njëjtën anije në det të hapur dhe kanë një armë të vetme, rezistencën e popullit të tyre, një armë që ka një fishek, unitetin dhe një objektiv atë që ke në shtëpi, punë e rrugë që duhet ta mbash më larg. Si ushtria amerikane si ajo shqiptare kanë të njëjtën forcë goditëse, zero!

Asnjë aleancë mes shteteve nuk ekziston dhe nuk duket, secili në vete dhe Zoti mbi të gjithë. Ndajeni mendjen, ose luftojmë bashkë, ose të gjith ëbashkë si popull do të biem në humerë, si në Bergamo nuk do të ketë më kush të na varrosë, jo më kush të na qajë”.

Loading...