Rama: “Te gjithë drejtorët burra të japin dorëheqjen. Kurse për disa nga gratë do të rishikohet pozicioni”

Ditën e sotme kryetari i Partisë Socialiste dhe njëherësh kryeministri i vendit, Edi Rama ka mbledhur kryesinë e PS-së si dhe drejtuesit kryesor në Qarkun e Shkodrës, dhe temë kryesore e këtij takimi ka qenë situata në kë qark pas precedentit të krijuar me Valdrin Pjetrin.

Në këtë mbledhje burime bëjnë me dije se Rama ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë drejtorëve burra ndërkohë që është shprehur se nuk ka asgjë personale me ta, por që duhet të zëvendësohen nga gratë.

“Te gjithe drejtoret burra te japin doreheqjen. Kurse per disa nga grate do te rishikohet pozicioni. Nuk kam asgje personale, me asnje nga ju por keto ndryshime behen vetem per te krijuar nje imazh te ri te PS Shkoder”, mësohet të ketë thënë Rama ndërkohë nuk është përmenduar asnjë emër për koordinator apo kandidat për kryetar bashkie.

Ndërsa kryetarja e zgjedhur e Këshillit Bashkiak në Shkodër, Brisela Kadija tha para gazetarëve se prioritet do të ketë emërimi i grave në postet drejtuese të pushtetit vendor në Shkodër.

“Do të ngrejmë një grup që të merret me përzgjedhjen e stafit të ri drejtues në Shkodër. Prioritet do të kenë në gratë vendet vakante që do të krijohen. Të gjithë drejtorëve në Bashkinë Shkodër ju komunikua të japin dorëheqjen. Vendet vakante do të zëvendësohen me punonjeës brenda këtyre institucioneve”, tha Kadija.

Loading...