Rama: Të mos bëjmë një parlament me një grua dhe 50 burra

Rama tregon kushtet për hapjen e listave 100%: Të mos bëjmë një parlament me një grua dhe 50 burra.

“Pa humbur asnjë minutë duhet të hedhim në letër reflektimet e ndryshimeve të bëra përpara kësaj ndërprerjeje. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet të punojmë intensivisht, me të gjithë fuqitë dhe ekspertët në dispozicion për të garantuar zbatimin e ndryshimeve të bëra bashkarisht.
Për listat e hapura duhet të gjejmë rrugën e duhur brenda sallës parlamentit dhe pjesë e opozitës jashtë parlamentit. Nuk mund të jetë një proces i tejzgjatur por duhet të kërkojmë konsesus 100%.

I vetmi problem për hapjen e listave 100% është garantimi i ekuilibrave gjinore. Nëse kjo garantohet me një mekanizëm të sigurt ne nuk kemi asnjë problem. Lista të hapura 100% që e kthejë parlamentin në kohë që për të gjhetur një grua në mes të 100 burrave për ne nuk është e mundur.

Jam i bindur që bashkarisht do gjejmë një rrugë që të gjitha palët të jenë të përfaqësuara në produktin përfundimtar. Asnjë palë nuk mund t’i marrë të gjitha. Bashkohem me domosdoshmërinë për të caktuar komisionerin e zgjedhjeve dhe trupave të reja.

Rekomandimet e Venecias për ligjin për mediat, ANTI-SHPIFJE, nuk ndryshoj opinion. Shpifja duhet dënuar ligjërisht”, tha Rama.

Loading...